Tragjike në Itali, humb jetën në aksident futbollisti 15-vjeçar shqiptar! U përplas kur kthehej me biçikletë në shtëpi, shokët mesazh prekës: Fluturo lart, bomber!
Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Manuel Korreshi, vetëm 15 vjeç, ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë teksa po udhëtonte me biçikletë gjatë natës në provincën e Vicenzës. Ngjarja ndodhi përgjatë Riviera Berica, në komunën Barbarano Mossano. Aksidenti u regjistrua pak pas orës 01:00 të së dielës, më 20 shtator. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 15-vjeçari po udhëtonte me biçikletë në rrugën provinciale 247, në drejtim të veriut, kur u përplas nga pas nga një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim. Përplasja ishte e fortë. Manueli u përplas në asfalt dhe më pas përfundoi në kanalin anës rrugës, disa metra larg vendit të goditjes. Drejtuesi i automjetit ndaloi menjëherë dhe telefonoi shërbimet e emergjencës. Ekipi mjekësor...
Burimi:
javanews.al