Burimi:
Top-Channel.tv

Tragjike në Itali! Gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me shenja, gjendet trupi i pajetë i një gruaje në brigjet e lumit Serio
👁10596
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, në zonën e Alzano Lombardos, ku një grua është gjendur e pajetë në brigjet e lumit Serio. Siç bëjnë me dije mediat, viktima (identiteti i së cilës nuk dihet ende) i përkiste moshës 30-35 vjeçe, teksa trupi i saj u gjet gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me shenja. Ende nuk dihet nëse viktima është vrarë nga dikush ose i ka marrë jetën vetes, teksa autoritetet janë ende në pritje të autopsisë. Top Channel