Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjike në Greqi, 41-vjeçari shqiptar gjendet i vetëvarur pranë banesës së tij
👁6198
Një burrë me kombësi shqiptare, i identifikuar si M.G, 41 vjeç, është gjetur i vetëvarur në Greqi. 41-vjeçari, i cili kishte punuar prej vitesh në një ishull në Greqi, konkretisht në një punishte, u gjet i varur këtë mëngjes pranë shtëpisë ku jetonte në zonën e Spiladionit. Policia thirri mjekun ligjor, ndërsa rrethanat e asaj që duket të jetë vetëvrasje po shqyrtohen nga Departamenti i Sigurisë. Top Channel