Tragjike! Humb jetën në moshën 29-vjeçare ish-banori i “Big Brother VIP”
Laurent Krasniqi, TikTokeri i njohur dhe ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor. Ai ishte vetëm 29 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku Krasniqi dyshohet se u përfshi në një aksident teksa po udhëtonte me motor. Pas përplasjes, 29-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve mjekësore në përpjekje për t’i shpëtuar jetën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, plagët e rënda të shkaktuara nga aksidenti rezultuan fatale. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar edhe nga burime të “Prive By Liberta Spahiu”. Krasniqi ishte një personazh i njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, ku kishte krijuar një audiencë të konsiderueshme. Emri i tij u...
Burimi:
javanews.al