Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedia në Shkodër, kush ishte kapiteni i anijes që dha jetën për të shpëtuar dy turistë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, ku në liqenin e Shkodrës kapiteni i anijes turistike humbi jetën pasi u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë. Bashkia e Shkodrës ka reaguar pas tragjedisë. “Sot, Bashkia Shkodër humbi një nga njerëzit e saj më të përkushtuar, kapitenin e anijes turistike, Arben Anamali, i cili humbi jetën gjatë një akti heroik për të shpëtuar dy turistë që po rrezikoheshin të mbyteshin në liqenin e Shkodrës. Një akt humanizmi, por fatkeqësisht me një fund të hidhur. Arbeni ishte gjithmonë në shërbim të vizitorëve dhe turistëve, duke dhënë kontributin e tij...