Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tragjedia në Patok, gjendet trupi i pajetë i 16-vjeçarit
Një ngjarje tragjike tronditi lagunën e Patokut pasditen e së enjtes, ku dy adoleshentë 16-vjeçarë u futën për t’u larë në det përmes kanalit që lidh lagunën me detin Adriatik. Njëri prej tyre u nxorr nga uji dhe u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri dyshohej se ishte mbytur dhe ishte i zhdukur. Pas kërkimeve intensive nga polumbarët e RENEA-s dhe forcat e Policisë së Kurbinit dhe Kufirit, trupi i 16-vjeçarit u gjet i pajetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë tragjedi.