Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur të lërë në paraburgim për 30 ditë B. D., i dyshuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Demiraj, ku humbën jetën dy pjesëtarë të së njëjtës familje. Masa e sigurisë është caktuar sot më 2 nëntor, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, e cila po heton rrethanat e ngjarjes së ndodhur një natë më parë. Sipas dyshimeve të ngritura nga organi i akuzës, B. D. ka vrarë djalin e tij, A. D., pas një konflikti fizik në banesën e familjes, në orët e para të 1 nëntorit. Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar edhe detaje të tjera të rënda. Vajza e mitur, D. D., ishte gjetur e pajetë në shtratin...