Tragjedia në Athinë, identifikohen 3 viktimat shqiptarë. Motër e vëlla mes të vdekurve, njëri çift priste fëmijë (Emrat)

Tragjedia në Athinë, identifikohen 3 viktimat shqiptarë. Motër e vëlla mes të vdekurve, njëri çift priste fëmijë (Emrat)

Janë identifikuar viktimat e shpërthimit që shembi një ndërtesë në lagjen Plaka të Athinës, ku humbën jetën gjashtë persona. Tre prej viktimave janë shqiptaro-amerikanët Florin Hoxha, motra e tij Florida Hoxha dhe bashkëshortja e Florinit, Eris Cani. Ata ndodheshin në Athinë për pushime. Në tragjedi humbi jetën edhe Ian Alexander Kirkpatrick, bashkëshorti i Florida Hoxhës. Çifti ishte martuar së fundmi dhe, sipas të afërmve, kishte udhëtuar në Greqi për muajin e mjaltit.Florin Hoxha dhe Eris Cani prisnin një fëmijë. Dy çiftet kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të godinës. Viktimat e tjera janë Athena Paparescu dhe Edmond Hings, pronarët e ndërtesës, të cilët jetonin në katin e dytë. Shkaqet e shpërthimit ende nuk janë përcaktuar. Autoritetet greke po hetojnë mes të...