Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas përplasjes dhe daljes nga shinat të dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë. Autoritetet dyshojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin e komunikimit dhe gabimi njerëzor. Aksidenti i rëndë ndodhi në linjën hekurudhore që lidh Madridin me rajonin e Andaluzisë, në zonën mes qyteteve Los Yebenes dhe Urda, në provincën e Toledos. Ngjarja konsiderohet ndër katastrofat më të rënda hekurudhore në historinë e vendit. Sipas autoriteteve spanjolle, të paktën 58 persona kanë mbetur të plagosur, 15 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Numri i viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet mes rrënojave të vagonëve të shkatërruar. Treni AVE...