Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tragjedi në vendin e punës/ Ndërron jetë 59-vjeçari pas aksidentit (Emri)
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë një 59 vjeçar, i cili mbeti i aksidentuar mesditën e sotme në punë. Tomorr Koçi, 59 -vjeçari që humbi jetën në spital, ka qenë duke punuar si saldator në Këmishaj të Lushnjes, ndërsa ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, e cila i solli dhe vdekjen. 59-vjeçari është transportuar me autoambulancë rreth orës 15:00 në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra.