Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare me aftësi të kufizuar e më pas veten, letrat tronditëse që lanë pas

Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare me aftësi të kufizuar e më pas veten, letrat tronditëse që lanë pas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen Pietralata në Romë, ku tre anëtarë të një familjeje u gjetën të pajetë në dhomën e gjumit të banesës së tyre. Viktimat janë Luca Abbasciano, 42 vjeç, bashkëshortja e tij Valentina Pambianco, 41 vjeçe, dhe vajza e tyre 5-vjeçare, Bianca, e cila kishte një aftësi të kufizuar të rëndë. Edhe qeni i familjes u gjet i pajetë, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Alarmi u dha rreth orës 13:00 të së hënës, më 31 gusht, pasi një familjar nuk po arrinte të kontaktonte me ta. Shërbimet e emergjencës mbërritën në banesën në Via dell’Antracite dhe, pasi hapën me forcë derën, u përballën me skenën tragjike. Në vendngjarje u gjet edhe një pistoletë, e cila rezulton të...