Tragjedi në Pekin! 34 viktima nga përmbytjet katastrofike në kryeqytetin kinez, evakuohen mijëra persona

Tragjedi në Pekin! 34 viktima nga përmbytjet katastrofike në kryeqytetin kinez, evakuohen mijëra persona

Pekini dhe provinca fqinje Hebei janë goditur nga reshje të dendura dhe përmbytje katastrofike që kanë shkaktuar të paktën 34 viktima, ndërkohë që dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar, raportojnë mediat shtetërore kineze. Sipas televizionit shtetëror CCTV, vetëm në distriktin Miyun të Pekinit janë konfirmuar 28 të vdekur, ndërsa dy të tjerë në Yanqing, një tjetër zonë periferike e kryeqytetit. Në provincën Hebei, rrëshqitjet e dheut të hënën morën jetën e katër personave, ndërsa tetë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Reshjet nisën fundjavën e kaluar dhe u intensifikuan të hënën, duke përfshirë pjesën veriore të Pekinit me një sasi të jashtëzakonshme...