Tragjedi në Malësi të Madhe, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën (EMRI)
foto ilustruese MALËSI E MADHE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Malësinë e Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, në fshatin Lëpushë, në Kelmend. Viktima është identifikuar si Florian Sini 40-vjeç. Pas marrjes së njofitmit, Policia bën me dije se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar...
Burimi:
zeri.ai