Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave
Një tragjedi ka ndodhur në jugperëndim të Kolumbisë, ku një rrëshqitje dheu në një minierë të paligjshme ari ka shkaktuar vdekjen e 14 personave, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lajmi u bë i ditur të hënën nga një zyrtar rajonal, i cili konfirmoi se operacionet e kërkim-shpëtimit për gjetjen e të mbijetuarve kanë përfunduar. Ngjarja ndodhi në rajonin e Narinos, pranë kufirit me Ekuadorin, një zonë e njohur për aktivitetin e minierave të paligjshme dhe praninë e grupeve të armatosura, të cilat kontrollojnë tregtinë klandestine të arit, trafikun e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentet e evakuimit të trupave nga miniera, me ndihmën e një ekskavatori dhe një kanoeje në një lumë aty pranë....
Burimi:
javanews.al