Tragjedi në Gjilan/ Dy të vrarë dhe një i plagosur, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Tragjedi në Gjilan/ Dy të vrarë dhe një i plagosur, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Kosova E Premte, 9 Tetor 2026 19:14 Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan. I dyshuari për rastin është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja e rëndë është regjistruar të premten, rreth orës 14:25, bëri të ditur Policia Rajonale e Gjilanit. Sipas njoftimit të policisë, viktima e parë, një burrë rreth 30-vjeçar, është gjetur pa shenja jete brenda një veture, me dyshimet se ishte vrarë me armë zjarri. Ndërkohë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është dërguar edhe një grua rreth 30-vjeçare, e cila, sipas dyshimeve fillestare, është vrarë nga i njëjti person. Nga ky incident ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Pas trajtimit fillestar në Emergjencën e...