Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Mbi 60 emigrantë humbin jetën pasi anija fundoset në det të hapur
Më shumë se 60 migrantë kanë humbur jetën pasi një anije me rreth 150 persona u fundos në brigjet jugore të Jemenit, përballë provincës Abyan, gjatë motit të keq ditën e diel. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), deri tani janë gjetur 68 trupa të pajetë, ndërsa 12 persona janë shpëtuar. Dhjetëra të tjerë konsiderohen ende të zhdukur. Shumica e viktimave mendohet të jenë shtetas etiopianë, bëri të ditur përfaqësuesi i IOM në Jemen, Abdusattor Esoev, duke e cilësuar ngjarjen si një incident tragjik dhe “zemërthyes”. Anija e mbytur ditën e diel mendohet të ketë transportuar rreth 157 migrantë, të...