TRAGJEDI NË BOTËN E ARTIT SHQIPTAR, SHUHET NË MOSHËN 25-VJEÇARE “LEA” E ALBAN SKËNDERAJT

TRAGJEDI NË BOTËN E ARTIT SHQIPTAR, SHUHET NË MOSHËN 25-VJEÇARE “LEA” E ALBAN SKËNDERAJT

Një lajm i dhimbshëm ka prekur botën e artit shqiptar. Artistja e re nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një përballjeje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Për shumë shqiptarë, fytyra e saj ishte bërë e njohur përmes videoklipit të këngës së famshme “Lea” të Alban Skënderajt, publikuar në vitin 2018. Me interpretimin dhe natyrshmërinë e saj, Rinesa i dha jetë personazhit që mbeti në kujtesën e publikut. Por pas ëndrrave artistike, e reja po përballej me një betejë të vështirë shëndetësore. Në maj të vitit 2025, ajo kishte njoftuar publikisht se ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe se i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Pavarësisht vështirësive, Rinesa shprehte dëshirën për...