Tragjedi gjatë ndeshjes në Tiranë, lojtari ndahet nga jeta pasi pësoi atak kardiak në fushë

Tragjedi gjatë ndeshjes në Tiranë, lojtari ndahet nga jeta pasi pësoi atak kardiak në fushë

Një tjetër tragjedi në fushat e futbollit shqiptar, pas asaj që ndodhi me Rafael Duamenën. Ndeshja e mbrëmshme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 ka shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin tonë. Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë. Futbollisti Bledar Hajdari. 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi dhe ka ndërruar jetë.  
Burimi: Javanews.al