Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tragjedi/ 58-vjeçari gjendet pa jetë në banesë, dyshohet se…
👁3120
Një ngjarje tragjike është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “13 Shtatori” në Berat. Rreth orës 19:00, shtetasi Y. R., 58 vjeç, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga bashkëshortja. Sipas informacioneve paraprake nga policia, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, çka ka çuar në aktin fatal. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.