
Trafikuan armë me vlerë 10 mijë euro, kush janë dy të arrestuarit nga Kosova! Njëri i dënuar në Zvicër për trafik droge
👁8387
Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi janë dy shtetasit nga Kosova të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Suspendet”. Sipas policisë 23-vjeçari Altin Pajaziti dhe 53-vjeçari Kadri Prushi, kanë trafikuar pistoleta, me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro. Prushi, rezulton të jetë dënuar me burg në Zvicër për trafik droge, ndërsa është i skeduar edhe për trafik armësh, nga vende të Europës, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë. Ndërkohë hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Burimi:
Javanews.al