Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Trafiku nga Kosova drejt Shqipërisë, reagon Ilir Proda: Ishin burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, siguria nuk negociohet
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shpërndarë një mesazh pas finalizimit me sukses të disa operacioneve policore të rëndësishme, ndër to edhe operacioni i fundit i Policisë së Kukësit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe arrestimin e dy shtetasve nga Kosova. “Çdo armë e ndaluar është një jetë e shpëtuar. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar,” tha Proda, duke theksuar rëndësinë e veprimeve parandaluese dhe bashkëpunimit me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Policinë...