Trafiku në Tiranë/ KLSH: Gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet mbeten larg planit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në një Tiranë ku dëmtimi i semaforëve dhe kamerave gjatë protestave të fundit nuk duket se ka sjellë ndonjë kaos të ri në trafik, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) tregon se sistemi i menaxhimit të qarkullimit kishte probleme serioze edhe më parë. Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve. Raporti i KLSH-së, që shqyrton periudhën 2023–2025, evidenton gjithashtu mangësi në transportin publik, vonesa në projektet infrastrukturore dhe probleme në monitorimin e shërbimeve urbane. Sipas audituesve, masat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës janë zbatuar pjesërisht dhe nuk kanë...
Burimi:
zeri.ai