Trafiku i armëve në shënjestër të Interpol, 152 të arrestuar dhe qindra armë të sekuestruara
foto Një aksion ndërkombëtar kundër trafikut të paligjshëm të armëve ka çuar në arrestimin e më shumë se 152 personave dhe sekuestrimin e mijëra armëve të zjarrit në Evropë dhe Azinë Qendrore. Gjatë operacionit janë zbuluar edhe armatime të trafikuara nga zonat e konfliktit përfshirë 68 granata që dyshohet se janë transportuar ilegalisht nga Bosnja drejt Serbisë. Operacioni 'Trigger X' i koordinuar nga Interpol u zhvillua në 17 vende nga 22 qershori deri më 5 korrik. Bilanci i aksionit përfshin 2,823 armë të vogla dhe të lehta rreth 400 granata e mjete shpërthyese si dhe më shumë se 40 mijë fishekë të sekuestruar. Mes personave të arrestuar janë edhe 15 të kërkuar ndërkombëtarisht, pesë prej të cilëve ishin shpallur në kërkim përmes njoftimit të kuq të...
Burimi:
zeri.ai