Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trafikonte të mitur egjiptianë drejt vendeve të BE-së/ 23-vjeçari ‘ i shpëton’ policisë, nën akuzë 2 bashkëpunëtorët…
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konfirmuan sot (5 gusht) se shpallën në kërkim A. M., 23 vjeç, pasi akuzohet se ka ndihmuar 5 të miturit nga Egjipti, për të kaluar ilegalisht kufijtë, me destinacion drejt vendeve të BE-së. Një 23-vjeçar që po trafikonte 5 egjiptianë të mitur me mjetin e tij u shpall në kërkim pak pasi i braktisi afër Tapizës në Fushë-Krujë, kurse dy të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, u morën nën akuzë. Automjeti me të pesë personat u gjet i braktisur në aksin rrugor Tapizë-Fushë-Krujë. Po punohet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit, kurse hetimet i kaluan prokurorisë. Njoftimi i policisë: “Në vijim të hetimeve për këtë rast, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë,...