Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri me qëllim shitjen, arrestohen 2 shtetasit kosovarë
Dy shtetas kosovarë u arrestuan nga policia shqiptare pasi po trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre. Pas kontrollit fizik, uniformat blu sekuestruan 8 pistoleta. SH.Q., 31 vjeç dhe A.M., 46 vjeç, banues në Prizren fusnin armët në Shqipëri nëpërmjet kufirit jeshil me Kosovën. Dy shtetasit kosovarë u ndaluan në “Urën e Hasit” dhe pas kontrollit u arrestuan nga uniformat blu. Njoftimi i Policisë: Kukës/Goditet një rast i trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”. Sekuestrohen 8 armë zjarri pistoleta. Vihen në pranga...