Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në qeli 8 të arrestuarit
👁8212
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për 8 të arrestuarit në lidhje me akuzat për shitblerje armësh. Trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës, ndërsa të gjithë të dyshuarit do të qëndrojnë në qeli. Në listën e të arrestuarve janë: Emirel Tusha, Leandro Haxhiaj, Fabricio Berberi, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj dhe Adriano Shehu. Asnjë prej tyre nuk deklaroi asgjë para gjykatës. Mbrojtja ka ngritur pretendime se arrestimet janë kryer në kundërshtim me ligjin, duke argumentuar se policia po përdor blerjet e stimuluara për të nxitur veprime të kundraligjshme. Avokatët kërkuan...