Trafik heroine dhe kokaine në Francë/ Goditet sërish rrjeti ‘Ronaldo’ i shqiptarëve
Pas një hetimi të nisur në mars, policia gjyqësore e Oyonnax në Francë ka goditur një rrjet trafiku të heroinës që synonte furnizimin e gjithë rajonit Haut-Bugey. Dy shtetas shqiptarë, me precedentë të përsëritur, u gjykuan këtë të enjte, më 17 shtator, u dënuan dhe u burgosën. Nga Vincent Lanier dhe Antoine Delsart, LE PROGRES Konsumatorët drejtoheshin drejt një llogarie në WhatsApp që vinte nga numri i telefonit të një personi të quajtur “Ronaldo”, ndërsa takimet për transaksionet caktoheshin në skajet e zonave të pyllëzuara, në rrugë pyjore, në territorin e komunave Echallon ose Samognat, në periferi të afërt të Oyonnax. Për shërbimet e policisë, të njoftuara sipas procedurës përmes një letre anonime që denonconte një “trafik droge të drejtuar nga shqiptarë”, kishte një ndjesi...
Burimi:
syri.net