Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE, SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: Arrestohen 7 persona, shpallen në kërkim 6 të tjerë
SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim. Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata trafikonin lëndë narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE. Në njoftimin e SPAK thuhej se Policia ka sekuestruar 5 automjete, 38.970 Euro, 200 Dollarë, 8 telefona celularë, 1 armë sportive, 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm, lëndë narkotike e dyshuar “kokainë” si dhe dokumente të ndryshme. NJOFTIMI: Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe...