Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trafik armësh nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar, SPAK dërgon për gjykim anëtarët e grupit kriminal (Emrat)
SPAK ka dërguar për gjykim një grup të strukturuar kriminal për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar. NJOFTIMI I SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 60/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve: 1. Adulla Hoxhaj, i akuzuar për kryerjen e elementëve të veprave penale të mëposhtme: i. “Trafikim i armëve dhe i municionit”, e mbetur në tentativë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet...