“Toy Story 2”, aventura e lodrave që u kthye në një klasik të animacionit
Me humor, emocione dhe një histori që shkon përtej botës së lodrave, “Toy Story 2” mbetet një prej vazhdimeve më të dashura të kinematografisë së animuar, duke dëshmuar se një histori e suksesshme mund të rikthehet në ekran me edhe më shumë ndjeshmëri. I realizuar nga Pixar Animation Studios dhe me regji të John Lasseter, filmi u publikua më 24 nëntor 1999, si vazhdim i filmit “Toy Story” (1995). Në qendër të ngjarjes është Woody, i cili përfundon në duart e një koleksionisti lodrash. Ndërsa Buzz Lightyear dhe miqtë e tij nisin një aventurë për ta shpëtuar, Woody zbulon një pjesë të panjohur të së kaluarës së tij dhe njihet me Jessie-n, një lodër që, ashtu si ai, ka historinë dhe kujtimet e veta. Përballë...
Burimi:
kultplus.com