“Rockin’ Around the Christmas Tree”, kënga e Brenda Lee që prej dekadash shoqëron festat e fundvitit

“Rockin’ Around the Christmas Tree”, kënga e Brenda Lee që prej dekadash shoqëron festat e fundvitit

Me afrimin e festave të fundvitit, rikthehen edhe këngët që janë bërë pjesë e pandashme e atmosferës së Krishtlindjeve. Në mesin e tyre është “Rockin’ Around the Christmas Tree” e këngëtares amerikane Brenda Lee, një krijim që vazhdon të dëgjohet edhe 68 vjet pas publikimit të tij të parë. E shkruar nga Johnny Marks dhe e regjistruar më 19 tetor 1958 në Nashville të Shteteve të Bashkuara, kënga u publikua më 24 nëntor të po atij viti nga shtëpia diskografike Decca Records. Me ritmet rockabilly dhe tingujt karakteristikë të muzikës festive, ajo u shndërrua gradualisht në një prej këngëve më të njohura të sezonit të Krishtlindjeve. Kënga ishte pjesë e albumit “Merry Christmas from Brenda Lee” dhe, me kalimin e viteve, fitoi një popullaritet të...