Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Një tornado e fuqishme ka goditur të premten qytetin e Marsalës dhe zonat përreth në Siçili të Italisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke lënë dy persona të plagosur rëndë.Stuhia e pazakontë për këtë ishull të Mesdheut përmbysi makina dhe kamionë, shkatërroi një banesë dhe dëmtoi një shkollë dhe disa ndërtesa të tjera në Marsala, Petrosino dhe Mazara del Vallo. Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Siçilisë, Salvatore Cocina, tha për Reuters se bëhej fjalë për një fenomen jashtëzakonisht të fuqishëm, të ngjashëm me tornadot që godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, një ngjarje e tillë nuk ishte parë prej shumë kohësh në këtë zonë.Pamjet e transmetuara nga mediat lokale tregojnë dritaret e thyera të një shkolle në Marsala dhe...