“Topi i Artë”, Rodri jep dy emra dhe të dy luajnë në kombëtaren spanjolle

“Topi i Artë”, Rodri jep dy emra dhe të dy luajnë në kombëtaren spanjolle

26 Qershor 2025 15:08 Telesport Kush e meriton Topin e Artë këtë vit? Alternativat janë të shumta, por një ide e ka dhënë mesfushori i Manchester City, Rodri, në një intervistë të fundit. Spanjolli, fitues aktual i këtij trofeu individual, u shpreh se Pedri dhe Yamal kanë kaluar secili një sezon të shkëlqyer. Sipas tij, ata e meritojnë. “Nuk e di kush do ta fitojë, por ju e dini se unë gjithmonë lavdëroj lojtarët spanjollë. Mendoj se Pedri pati një sezon të jashtëzakonshëm, ashtu si edhe Lamine Yamal. Nuk e di, të shohim çfarë do të ndodhë”.
Burimi: Telesport.al