
Video/ Sherri pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, dalin pamjet, gjimnazistët i sulen të riut me grushte dhe sende të forta
Një sherr i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, përplasje e ndodhur në afërsi të këtij institucioni arsimor.
Përpos grushteve dhe shqelmave, të rinjtë kanë përdorur edhe sende të forta, duke marr edhe konet e parkimit për të gjuajtur një të ri në grup. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen që ngjarja ka ndodhur në prani të të rriturve, por nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga këta të fundit për të shuar sherrin.
Gazetarja e Top Channel Kristi Gongo, pyeti policinë e shtetit e cila njofton se për ngjarjen janë evidentuar të gjithë personat e përfshirë në sherr, teksa u bë me dije se oficerja e sigurisë dhe oficerët e Komisariatit nr 3 kanë ndërhyrë duke punuar ende për sqarimin e rrethanave dhe shkaqet e konfliktit.
Siç shihet nga pamjet janë shumë të rinj të pranishëm, por 6 gjimnazistë duket se kryejnë veprime aktive duke sulmuar një djalë, i cili i vetëm mbrohet me duar ndaj grushtave dhe goditjeve me sendet e forta.
Top Channel
Burimi