Armenia njeh shtetin e Palestinës, mes kritikave të ashpra të Izraelit (fotot)
Duke njoftuar sot vendimin, ministria e jashtme e Armenisë gjithashtu dënonte veprimet ushtarake të Izraelit në rripin e Gazës si dhe marrjen e pengjeve nga grupi palestinez Hamas.
“Armenia përçmon përdorimin e infrastrukturës civile si mbrojtje gjatë konflikteve të armatosura, si dhe dhunën ndaj popullatave civile,” tha ministria armene duke shtuar se i bashkohej komunitetit ndërkombëtar që këtkonte lirimin e pengjeve te Hamas.
Pak pasi ish-republika sovjetike dha njoftimin, ministria e jashtme izraelite thirri ambasadorin armen në vend për kritika.
Një zëdhënës izraelit tha: “Pas njohjes së Armenisë së shtetit palestinez, ministria thirri ambasadorin armen për një bisedë kritikash të ashpra”.
Armenia i bashkohet kështu Spanjës që ka deklaruar njohjen prej majit, së bashku me Irlandën dhe 143 shtete të tjera që kanë bërë ketë.
Duke folur më Madrid, kryeministri i Katarit, Seikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani tha se njohja e shtetit palestinez është një mesazh i rëndësishëm për të refuzuar standardet e dyfishta, shkruante rrjeti vendas Al Jaseera.
Përfaqësuesi i Autoritetit Palestinez, Hussein al-Sheikh, mirëpriti lëvizjen. “Kjo është një fitore e të drejtës, dhe e përpjekjet së popullit palestinez për liri e pavarësi. Falemnderit Armenia”, tha ai.
Armenia gjithashtu ka mbështetur rezolutën e Kombeve të Bashkuara për armëpushim të menjëhershëm të Izraelit në ofensivën në Gaza dhe zgjidhjen me dy shtete të konfliktit të rëndë në Lindjen e Mesme.
Izrael është një furnizues kryesor armatimesh për Armenine, dhe fqinj i Azerbaixhanit, me të cilin Armenia ka humbur në konfliktin e gjatë territorial për rajonin Nagorno-Karabak.
Armenia gjithashtu ka mbështetur rezolutën e Kombeve të Bashkuara për armëpushim të menjëhershëm të Izraelit në ofensivën në Gaza
Top Channel
Burimi