
Aksidenti rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, një i plagosur
👁908
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se një makinë është përplasur me një moto dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.
Top Channel
Burimi