No Image Available

Tmerr në mesnatë/ Breshëri plumbash drejt lokalit me shqiptarë, plagoset vajza 10-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali të frekuentuar nga shqiptarë. Të shtënat u regjistruan pak pas mesnatës, rreth orës 23:50. Sipas të dhënave paraprake, autorët lëviznin me një automjet dhe kanë qëlluar disa herë drejt fasadës së kafenesë “Amora”. Mes personave që ndodheshin në lokal ishte edhe vajza 10-vjeçare e pronarit, me origjinë shqiptare. E mitura mbeti e plagosur në këmbën e majtë, në pjesën e pulpës, dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Fëmijëve nga nëna e saj. Në momentin e sulmit, në kafene ndodheshin rreth 10 persona, të gjithë shtetas shqiptarë. Sipas informacioneve të para, në automjetin nga ku u krye sulmi...