TMERR NE KHARKIV, RAKETA RUSE GODET MES CIVILEVE, SHUME FEMIJE MES RRENOJAVE
Rusia goditi të paktën gjashtë objektiva energjetikë gjatë një serie sulmesh ajrore gjatë natës dhe mëngjesit të së hënës në Ukrainë, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas tij, sulmet tregojnë se Moska nuk ka ndërmend të respektojë armëpushimin në sektorin energjetik që presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjatë fundjavës. Sipas agjencisë Reuters, Trump deklaroi se Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord të ndërprisnin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës. Njoftimi erdhi në një periudhë kur administrata amerikane përballet me presion për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara muajin e ardhshëm. Deklarata e presidentit amerikan i zuri në befasi autoritetet në Kiev dhe aleatët evropianë të Ukrainës. “Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Rusia nuk...
Burimi:
ntv.al