Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë
Kanë nisur sulmet e para të protestuesve me maska me molotovë drejt efektivëve te kryeministria. Ata kanë hedhur disa prej tyre drejt autobotit të ujit, por pa arritur ta prekin. Policia po ndërhyn duke hedhur ujë. Vihet re se deri më tani nuk ka pasur përdorim të gazit lotsjellës. Protestuesit me një numër të vogël tashmë po sprapsen drejt Piramidës.
Burimi:
javanews.al