Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tjetër vatër zjarri në Strelcë të Maliqit
Një zjarr ka përfshirë vetëm pak minuta më parë një pyll dhe kullota në fshatin Strelcë të Njësisë Administrative Gorë në bashkinë e Maliqit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila është nisur me forca të shtuara drejt vendit ku ka rënë zjarri. Mësohet se zjarri po merr përmasa të mëdha. Drejt vatrës janë nisur edhe forca të tjera për ndihmë përfshirë bashkinë dhe policinë. Ndërkohë priten detaje të tjera në vijim lidhur me shkaqet dhe situatën.