Tjetër sulm te ministria e Ekonomisë, protestuesit i vënë flakën derës

Tjetër sulm te ministria e Ekonomisë, protestuesit i vënë flakën derës

Pasi u larguan nga Kryeministria, përplasjet e ashpra mes protestuesve dhe forcave të rendit u përhapën në akse të tjera kryesore të kryeqytetit. Situata ka shënuar një tjetër përshkallëzim të rëndë te godina e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, ku protestuesit i kanë vendosur zjarrin hyrjes kryesore të këtij institucioni. Flakët u neutralizuan nga hedhja e ujit nga makina e policisë.