Tjetër sulm i përgjakshëm me thikë në Poloni, i treti në pak ditë! Plagosen tre persona në një kolegj në Varshavë

Tjetër sulm i përgjakshëm me thikë në Poloni, i treti në pak ditë! Plagosen tre persona në një kolegj në Varshavë

Tre persona u plagosën të shtunën pas një sulmi me thikë në një kolegj të arsimit të lartë në kryeqytetin polak, Varshavë. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar është një student 21-vjeçar, ndërsa viktimat janë dy vajza 17-vjeçare dhe një grua 24-vjeçare. Ngjarja u raportua rreth orës 12:30, kur policia mori njoftimin për një incident që përfshinte përdorimin e një arme të rrezikshme. Zëdhënësi i policisë, Jakub Filipiak, bëri të ditur se një nga të plagosurit u dërgua në spital me lëndime që nuk rrezikonin jetën, ndërsa dy personat e tjerë nuk kishin nevojë për trajtim spitalor. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve PAP, dy vajzat 17-vjeçare dhe gruaja 24-vjeçare kishin shkuar në kolegj për të dorëzuar dokumentet e regjistrimit. Raportohet se sulmuesi i dyshuar dhe të...