Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Tjetër sukses për FSHF, përmbyllet UEFA CFM. Drejtuesi i Akademisë së UEFA-s: Shpresoj që futbolli shqiptar të përfitojë nga ky program
Me një ceremoni diplomimi të mbajtur në ambientet e stadiumit “Air Albania”, u përmbyll mbrëmjen e së enjtes edicioni i dytë shqiptar i programit të njohur “Certificate in Football Management” (UEFA CFM). Ky program prestigjioz u organizua nga Akademia e UEFA-s dhe Shkolla Zvicerane e Administrimit Publik (IDHEAP) e Universitetit të Lozanës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit. Ashtu si në edicionin e parë të zhvilluar në Shqipëri në vitin 2022, edhe këtë herë programi u vlerësua si një sukses i plotë, duke sjellë në Shqipëri ekspertizën dhe përvojën më të mirë europiane në menaxhimin e futbollit. Nga shtatori i...