Tjetër skandal vjen nga Anglia, zbulohet lojtari i Evertonit që kishte vendosur 61 bileta bastesh futbolli

Tjetër skandal vjen nga Anglia, zbulohet lojtari i Evertonit që kishte vendosur 61 bileta bastesh futbolli

Një çështje që lidhet me bastet sportive ka vënë në qendër të vëmendjes sulmuesin e ri të Evertonit, Martin Sherif. Futbollisti 20-vjeçar është gjobitur me 5 mijë paund nga Federata Angleze e Futbollit (FA), pasi është pranuar shkelja e rregullave që ndalojnë përfshirjen në baste mbi ndeshjet e futbollit. Sipas autoriteteve angleze, çështja lidhet me 61 baste të vendosura gjatë periudhës nga 20 nëntori 2024 deri më 12 shkurt 2026. Sherif pranoi përgjegjësinë për lejimin ose mundësimin e këtyre basteve, ndërsa në mbrojtjen e tij deklaroi se nuk i kishte vendosur personalisht ato. Hetimi identifikoi gjashtë llogari bastesh në emrin e futbollistit. Komisioni disiplinor mori parasysh pranimin e shkeljes, bashkëpunimin gjatë hetimit dhe pendesën e shprehur nga lojtari përpara se të vendoste masën përfundimtare. Megjithatë,...