Tjetër rast nga Ksamili! FI Bank “zhvat” edhe turistin holandez, tërhoqi 500€ i mbajti 94€ komision

Tjetër rast nga Ksamili! FI Bank “zhvat” edhe turistin holandez, tërhoqi 500€ i mbajti 94€ komision

fatura KSAMIL-Rasti i turistit gjerman në Ksamil, i cili u përball me tarifë të majme komisioni gjatë një transaksioni të thjeshtë në një ATM të FI Bank, duket se nuk është i vetmi. Turisti ka kryer një tërheqje prej 400 eurosh në një ATM të FI Bank, por me një komision prej 75.80 eurosh, ose rreth 19% të shumës së tërhequr. Situata duket se është kthyer në një përditshmëri shqetësuese për bizneset vendase, të cilat po përballen me pakënaqësi të vazhdueshme nga turistët. Një hotelier në Ksamil ka reaguar pas rastit të bujshëm të qytetarit gjerman, i cili denoncoi komisionet e larta të ATM-ve në zonë. Hoteli ka ndarë një faturë të datës 20 korrik 2025, e lëshuar nga FI Bank, që tregon një tërheqje prej 500 mijë lekësh të...