Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tjetër rast fotografimi vote, arrestohet 43-vjeçari në Spathar të Librazhtit
👁4066
Një 43-vjeçar nga fshati Spathar i Librazhtit është arrestuar nga policia pasi ka fotografuar votën. “Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit”, tha policia. Atij iu sekuestrua aparati celular i përdorur në këtë rast, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.