Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tjetër çmim vlerësues për Flick, gjermani shpallet “Panchina d’Oro” nga RFEF
👁7365
16 Qershor 2025 15:08 Alfred Lleshi Pasi ka fituar tashmë çmimin si trajneri i vitit në La Liga, kreu i stolit blaugrana, Hansi Flick, fiton edhe “Panchina d’Oro”, çmim që jepet drejtpërdrejt nga Komiteti i Trajnerëve i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF). Me Barcelonën, sezonin e fundit, ai ka fituar tre trofe: Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe La Liga-n. Në kuadër të ‘Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Trajnerëve të Futbollit’, organizuar nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF), që do të mbahet në Madrid më 20 dhe 21 qershor, Komiteti i Trajnerëve të RFEF do të organizojë gala-në...