Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier

Tjetër aksident në autostradën Lushnje Fier. Mbrëmjen e sotme dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës. Mjeti Volksvagen me targa AA 522 VN ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur nga Benzi me targa AB861MT.Dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin. Sipas policisë së qarkullimit mjeti tip golf Volksvagen i ka prerë rrugën benzit.