Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tiranë/ Sherri me armë në Institut, në pranga njëri prej të përfshirëve – Detajet
Të shtëna me armë zjarri në ajër u regjistruan gjatë një konflikti mes disa personave në zonën e Institutit në Tiranë, një ditë më parë. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar në flagrancë Ylber Canin ndërsa ka shpallur në kërkim 4 të tjerë, mes tyre Sidrit dhe Evis Rrushi (vëllezër). Në gjendje të lirë do të hetohen dy persona. Nga hetimet e policisë rezulton se vëllezërit Sidrit Rrushi (22 vjeç) dhe Evis Rrushi (25 vjeç) kanë goditur me qytën e pistoletës Ylber Canin (30 vjeç) dhe O.C., (gjithashtu vëllezër) si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar. Vëllezërit Rrushi dyshohet...