Tiranë/ Shërbime dentare me preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dhe një stomatolog

Tiranë/ Shërbime dentare me preparate të skaduara, arrestohen administratori i klinikës dhe një stomatolog

Një rast i aplikimeve të shërbimeve dentare me preparate të skaduara është goditur nga policia në Tiranë. Në Rrugën e Kavajës, në ambientet e subjektit me administrator shtetasin Ervin Zeka, që ofronte shërbime dhe punime stomatologjike dhe laboratorike si: terapi, ortodoncë, kirurgji, ura porcelani, proteza, implante dhe riparime të aparaturave dentare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, një sërë preparatesh dhe materialesh dentare të skaduara. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, shtetasi Ervin Zeka, 40 vjeç dhe shtetasi Kejdi Myzyri, 26 vjeç, të dy stomatologë në...
Burimi: Top-Channel.tv